Elizabeta Imeraj emërohet drejtuese e Prokurorisë së Tiranës

exit.al 26 Mars 2021, 12:10

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht për emërimin e Elizabeta Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës. Mandati i ri ka afat 3 vjeçar.

Ajo do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për verifikimin e pasurisë. Prokurorja ka kaluar pa asnjë problem verifikimin e pasurisë dhe aftësisë profesional nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Imeraj u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Shpërndaje te miqtë