Gjermania trajnon qentë të nuhasin koronavirusin. Sukses në 94% të rasteve

exit.al 23 Korrik 2020, 19:50

Një kërkim i Universitetit Veterinar Mjeksor në Hannover në Gjermani ka treguar sukses në trajnimin e qenve për të nuhatur virusin Covid–19.

Në bashkëpunim me ushtrinë gjermane, tetë qen pasi u trajnuan për rreth një javë, arritën të identifikojnë mostrat e infektuara me koronavirus në 94% të rasteve.

Hulumtuesit deklaruan se kërkimet mund të ndihmojnë në identifikomin e përhapjes së infektimit në zona publike si aeroporte apo në ngjarje sportive.

Shpërndaje te miqtë