Gjermania shtyn vendimin për ashpërsimin e masave kundër kovid

exit.al 16 Nëntor 2020, 19:59

Vendimi për ashpërsimin e masave kufizuese kundër koronavirusit në Gjermani u shty deri më 25 nentor, tha Kancelarja Merkel, sipas Reuters të hënën.

Ajo u takua me drejtuesit e landeve për të diskutuar për masat e reja, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës nga fëmijët në shkolla, por asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Merkel tha se shumica e landeve nuk do një shtrëngim të masave ndaluese. “Unë kisha vendosur të miratoja masa të reja, por shumica nuk ra dakord”, tha Merkel.