Gjendet pas 60 orësh trupi i pajetë i Arjan Salës

exit.al 27 Mars 2021, 09:21

Pas 60 orësh kërkime, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të 32 vjeçarit, Arjan Sala i cili humbi jetën në shpërthimin e një magazine të një qendre tregtare.

Sipas njoftimit, trupi i tij u gjet në një dhomë të magazinës.

Ai është asfiksuar teksa është përpjekur të hapi derën e dhomës për të dalë.

Sala ishte shefi i sigurisë në këtë magazinë. 32-vjeçari ishte jashtë kur ra zjarri në magazinën që ndodhet një kat nën tokë, por u fut për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe më pas ndërpreu dhe kontaktet. Kërkimet për 32-vjeçarin vijuan që prej pasdites së 24 marsit.

Shpërndaje te miqtë