Shtrohet në spital ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për shkak të koronavirusit

exit.al 27 Mars 2021, 09:07

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është shtruar në spital pas infektimit me koronavirus.

Sipas mediave, Sejdiu është shtruar së bashku me të shoqen, pasi dhe kjo e fundit është prekur nga Covid19.

Mjekët raportojnë se gjendja e tyre është e qendrueshme dhe se po marrin terapinë e duhur kundër këtij virusi.

Deri më tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 86.194 raste.

Shpërndaje te miqtë