Gjendet makineri për prodhimin e Bitcoin në vendin e vrasjes së Mehmet Qemës

exit.al 11 Maj 2021, 21:35

Në vendin e vrasjes së Mehmet Qemës, të hënën u zbulua një makineri e prodhimit të kriptomonedhës bitcoin. Policia e zbuloi makineritë gjatë kontrollit për armën e krimit.

Qema u vra mbrëmë nga shoku i tij Marjus Dema. Policia njoftoi se autori i krimit dhe personat e tjerë të pranishëm në ngjarje po hetohen për prodhimit e kriptomonedhës.