Gjendet i vrarë shqiptari në Kevalla të Greqisë

exit.al 25 Gusht 2020, 09:37

Një shqiptar 58-vjeçar është gjetur i vrarë mbrëmjen e së hënës në Kevalla të Greqisë.

Ai është gjetur i pajetë në vreshtën e ullinjve ku punonte, nga pronari.

Shqiptarit i janë gjetur dy plumba në kokë. Nga informacionet e deritanishme, në vendin ku punonte, ai njihej si njeri pa probleme.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardur ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë