Nis në Hagë gjyqi për 'kasapin e Bosnjes' Ratko Mlladiç

exit.al 25 Gusht 2020, 09:22

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të nisë të martën gjyqin e apelit për ish-komandantin serbo-boshnjak Ratko Mlladiç.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në 2017-ën për genocid në masakrën e Srebenicës, por e ka apeluar atë.

Seanca e apelit është shtyrë vazhdimisht pasi Mlladiç ka pasur problem shëndetësore.

Aktualisht ai ndodhet në qendrën e ndalimit në qytetin holandez, Scheveningen.

I njohur ndryshe si “kasapi i Bosnjes”, Mlladiç është gjykuar për 11 akuza, përfshirë edhe krime kundër njerëzimit, në Gjykatën e Hagës.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për masakrën e më shumë se 7 mijë boshnjakëve mysliman meshkuj në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në Sarajevë ku vdiqën më shumë se 10 mijë persona.

Procesi ndaj Mlladic në Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish—Jugosllavin ka filluar që në vitin 2012. Kjo është çështja e fundit e gjykuar nga Gjykata e Hagës për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Shpërndaje te miqtë