Gjend pa jetë një mjek në spitalin privat ku punonte

exit.al 21 Shtator 2020, 10:34

Një mjek 46 vjeçar është gjendur pa jetë, mëngjesin e së hënës, në ambientet e spitalit privat ku punonte.

Sipas njoftimit të policisë, në trupin e mjekut nuk janë gjetur shenja dhuna dhe mendohet se shkaku i vdekjes të jetë natyrale.

46-vjeçari ishte ndihmës anestezist në një spital privat në Tiranë.

Shpërndaje te miqtë