Fund 2020 në fshatra, qershor 2021 në qytete—qeveria cakton afatet e rindërtimit të banesave të dëmtuara

exit.al 14 Dhjetor 2019, 21:16

Sot, Kryeministri Rama ka dhënë informacioni në lidhje me planin për rindërtimin e ndërtesave të prishura nga tërmeti në fshatra dhe në qytete. Ai tha se brenda vitit 2020, të gjithë banorët e fshatrave do të kenë shtëpi të re.

“Qëllimi im është që brenda vitit 2020 të gjithë banorët e fshatit që e kanë humbur shtëpinë ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpi të re shumë më të bukur e të re dhe me kushte më të mira se ajo që kishin”. 

Si dhe brenda qershorit të 2021-it, të gjithë banorët e qyteteve do të jenë në apartamente të reja:

“Ndërsa brenda qershorit të vitit 2021 të gjithë banorët që kanë humbur shtëpinë në qytete të jenë në apartamente të reja”.

Kryeministri tha se për projektin e rindërtimit do të përfshihen organizatat bamirëse dhe arkitektë të huaj:

“Kemi nisur punën me rindërtimin në bashkëpunim me organizatat solidare me njerëzit në nevojë me Elvisin, me Arbrin me Marinin për shtëpitë në fshat dhe me arkitektë të huaj e vendas për planet e rindërtimit”.

Në Thumanë, Kavaje dhe Lezhë do të ndërtohen lagje model.

“Për ndërhyrjen tërësore në Thumanë ku do përqendrohemi për një model shembullor rilindje apo në Kavajë dhe në Lezhë”.