“Në kuadër të rindërtimit të banesave kemi propozuar që të përjashtohen nga TVSH e importit subjektet që do të merren vetëm me rindërtimin e banesave. Gjithçka çdo përjashtim do të bëhet me autorizim të këshillit të ministrave. Përjashtohen nga TVSH të gjithë këta subjekte përgjatë periudhës së rindërtimit.
Përjashtimi nga TVSH duhet të shoqërohet edhe me ulje të çmimeve të mallrave të ndërtimit që do të përdoren për rindërtimin”, deklaroi deputeti socialist Arben Ahmetaj.
Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu edhe kalimi e 170 milionë euro nga buxheti i qeverisë për fondin e rindërtimit. Nga këto 170 milionë, rreth 100 milionë euro do të financohen direkt nga buxheti i shtetit dhe 70 milionë euro nga donacionet. Do të preket buxheti i investimeve në infrastrukturë. Ndërsa buxheti i investimeve në Ministrinë e Shëndetësisë nuk do të preket.
