"Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.
Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon krijimin e një Fronti të Përbashkët Opozitar kundër Krimit. Ky Front kërkon largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse."
Krerët e PD e LSI, Basha e Kryemadhi i kërkojnë Kryeprokurorit nisjen e hetimeve për ish-Ministrin Saimir Tahiri dhe të çdo zyrtari tjetër të lartë të përfshirë në çështjen e vëllezërve Habilaj. Ndër të tjera, fronti opozitar kërkon dhe hetim për përdorimin e parave nga trafiku I drogës për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Reagimi i pwrbashkwt i PD e LSI vjen një ditë pas bërjes publike të provave që përfshijnë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik ndërkombëtar droge, si mbrojtësi i Moisi Habilajt, i arrestuar mbrëmjen e të hënës në Katania të Italisë dhe dy vëllezërve të tij. Shpërndaje te miqtë
