Freedom House, Shqipëria vend pjesërisht e lirë — Bie një pikë nga viti i kaluar

exit.al 4 Mars 2020, 10:52

Raporti i Freedom House e vlerëson sërish Shqipërinë si vend pjesërisht të lirë. Të dhënat paraprake të raportit të Freedom House 2020 tregojnë se Shqipëria ka rënë një pikë në krahasim me vitin e kaluar në kategorinë të drejtat politike.

Vendi ynë u vlerësua me 67 pikë nga 100 pikë në total.

Në kategorinë të drejtat politike, ku vlerësohet procesi zgjedhor, pluralizmi politik dhe pjesmarrja, dhe funksionimi i qeverisë, vendi u vlerësua me një pikë më pak se sa viti i kaluar, 27 pikë nga 40 në total

Ndërsa për katëgorinë liritë civile, Shqipëria u vlerësua me 40 pikë nga 60 të mundshme, duke ruajtur të njëjtin vlerësim si vitin e kaluar. Në këtë kategori vlerësohen liria e shprehjes dhe e besimit, të drejtat e pjesëmarrjes dhe organizimit, zbatimi i ligjit, dhe të drejtat e njeriut.

Raporti i plotë narrativ i Freedom House për vitin 2020 ende nuk është publikuar.