“Ne do të rindërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpinë.Ti ke dy hyrjet në një pallat që do prishet, do marrësh dy hyrje siç i kishe.”
Ndërsa ministri Ahmetaj, pak ditë më parë, deklaroi:“Nëse ke dy banesa, nuk përfiton nga rindërtimi. Ne nuk po kompesojmë për metër katror, ne po japim strehim. Jo, nuk përfitojnë ata që kanë një shtëpi në Tiranë dhe një shtëpi në Durrës.”
Si për ta bërë edhe më kontradiktore situatën, më herët Kryeministri Rama ka deklaruar dhe se një familje që ka brenda disa kurora dhe ka humbur një shtëpi, do të përfitojë aq shtëpi sa kurora ka:“Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi, do marrin aq shtëpi sa kanë kurora.”
Qeveria Rama ka premtuar se brenda vitit 2020 do të futen në shtëpi të reja të gjithë familjet e prekura nga tërmeti, por procesi i rindërtimit nuk ka nisur ende.
