Franca shtrëngon rregullat e punës në ambjente të mbyllura

exit.al 16 Gusht 2020, 14:11

Franca ka njoftuar të dielën vendosjen e masave të reja shtrenguese në ambjentet e punës për ndalimin e përhapjes së virusit, për dy javët e ardhshme. Ministrja franceze e Punës i këshilloi bizneset të punojnë nga shtëpia.

Në rast se do të jetë e pamundur, zyrat duhet të hapen sipas planeve të qeverisë. Si dhe punonjësit duhet të mbajnë maska në salat e mbledhjes dhe në ambjentet kolektive.

Franca raportoi dje 3 310 infektime të reja në 24 orët e fundit, numër rekod që prej hapjes së vendit.

Dy qytetet kryesore të Francës, Parisi dhe Marseja janë shpallur zona të kuqe, pas rritjes së numrave të të infektuarve të rinj. Qytetarët e këtyre qyteteve duhet të mbajnë maska edhe në vendet e hapura publike.

Ndërsa, Hollanda bllokoi udhëtimet me Francën, pas rritjes së numrave të të infektuarve.

Shpërndaje te miqtë