Franca shënon numrin më të lartë të vdekjeve që prej 15 prillit

exit.al 4 Nëntor 2020, 10:41

Franca raportoi të martën 854 vdekje nga koronavirusi. Këto shifra nuk ishin raportuar që prej 15 prillit. Ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi më shumë se 1000 persona, për të pestën ditë radhazi.

Numri i të infektuarve u ul në krahasim me ditën e hënë, nga 52, 518 arriti në 36, 330 persona.

Franca vendosi karantinë një mujore ditën e premte për të ndaluar përhapjen e virusit. Por sipas ekspertëve duhet të paktën dy javë që masa të japë efekt.

Në total, Franca ka regjistruar 1,502,763, të infektuar, vendi i pestë në botë. Dhe 38,289 vdekje nga Covid-19, duke u renditur e shtata në botë.