Franca dhe Italia: shqiptarët furnizuesit kryesorë të rrjetit kriminal

exit.al 15 Shtator 2020, 18:52

Një grup shqiptarësh që furnizonin me kokainë një rrjet kriminal të shtrirë në Itali dhe në Francë u zbuluan, pas një hetimit të përbashkët të dy vendeve evropiane.

Nga hetimi i përbashkët, Francë-Itali u arrestuan 46 persona të përfshirë në trafikun e drogës, dhe sekuestruan 900 mijë euro pasuri.

Policia italiane arrestoi 13 persona. Ndërsa autoritetet franceze arrestuan 33 persona.