10 mësues në Kolonjë testohen për Covid-19

exit.al 15 Shtator 2020, 12:13

10 mësues të një shkollë në Bashkinë Kolonjë u testuan për Covid-19, pasi kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësuesit janë karantinuar në pritje të përgjigjes.

Ndërkohë ministria e Arsimit nuk ka njoftuar se si po zhvillohet mësimi në këtë shkollë, nëse janë zëvendësuar ose jo mësuesit e infektuar.