Fotolajm: Shpyllëzohet parku Bredhi i Drenovës në Korçë

exit.al 14 Korrik 2020, 14:01

Parku kombëtar Bredhi i Drenovës në Korçë po shpyllëzohet në mënyrë masive.

Parku ka statusin e parkut Kombëtar të Kategorisë së Parë, por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët që të presin pemët, dhe as institucionet përgjegjëse që ta ruajnë atë. Vlen të theksohet se që prej vitit 2016, ka hyrë në fuqi moratoriumi i pyjeve, i cili ndalon prerjen e pyjeve dhe drurëve deri në vitin 2026.

Burime për Exit News kanë treguar se kohët e fundit, në park po pritet masivisht ahu.

Parku ka marrë statusin e Kategorisë së Parë, në vitin 1966. Pylli i dendur me pisha, bredha të lartë e pemë ahu, së bashku me nje faunë të pasur, kanë qenë karakteristikat kryesore të këtij parku që tashmë po shpyllëzohet.

Shpërndaje te miqtë