Flamur Hoxha i PD-së premton heqjen e traut Kukës-Kosovë

exit.al 13 Mars 2021, 11:08

Flamur Hoxha, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Kukësit tregoi kushtet e vështira me të cilat po përballen qytetarët kukësian që jetojnë me 4 mijë lek në muaj.

“Më kanë hequr djalin nga puna, vetëm se është demokrat. Ishte roje”, u shpreh një banor gjatë takimit me Hoxhën. Një tjetër banor u shpreh se djali i tij detyrohet të paguajë 7 mijë lek çdo ditë për shkak të vendosjes së traut.

Flamur Hoxha u premtoi qytetarëve se qeveria e PD-së do të heqë traun “që në ditën e parë të ardhjes së PD në pushtet”.

Një mësuese theksoi se me Edi Ramën qarku i Kukësit nuk ka pasur asnjë zhvillim teksa theksoi se në Gjimnazin ku ka dhënë mësim, dy mësues janë pa arsimin përkatës.

Hoxha i bëri thirrje qyteatërve të votojnë më 25 prill për të sjellë ndryshimin për ta dhe familjet e tyre, për gjendje më të mirë ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore.

Shpërndaje te miqtë