Qeveria italiane mbyll 11 rajone, rriten sërish shifrat me Covid-19

exit.al 12 Mars 2021, 22:53

Italia ka regjistruar sërish të premten një shumor të lartë infektimesh, ku 26 824 persona rezultuan pozitivë.

Në 24 orët e fundit në Itali u shënuan 380 viktima.

Niveli i pozitivitetit po ashtu ka shënuar një rritje, të premten ai ishte 7.2%.

Numri i pacientëve në terapi intensive po i afrohet pragut të 3 mijë personave.

Sipas vendimeve të qeverisë Italia do të mbyllet plotësisht gjatë festave të Pashkëve.

Në periudhën 3-5 prill do të vendoset karantina për çdo shifër që do të kalojë mesataren javore të 250 rasteve çdo 100 mijë banorë.

Shpërndaje te miqtë