Fillon vaksinimi i personave mbi 40 vjeç në Angli

exit.al 30 Prill 2021, 12:39

Anglia njoftoi të premten se do të fillojë vaksinimin e grupomoshave 40 -41 vjeç, sipas një raportimi nga The Guardian.

Të premten fillon edhe fiksimi i takimeve përmes dërgimit të mesazheve te Shërbimi Kombëtar Shëndetësor. Javën e kaluar vaksinimi u shtri në grupmoshat 42-44 vjeç dhe u fiksuan 750,000 takime.

Aktualisht, vaksinimi në Angli është i disponueshëm për kategoritë e mëposhtme:

- personat mbi 40 vjeç;

- personat që mbushin 40 vjeç para korrikut 2021;

- personat që kanë rrezikshmëri të lartë klinike nga Covid-19;

- personat që punojnë nën kushte me rrezik të lartë infektimi;

- personat që paraqesin një paaftesi konjitive;

- personeli shëndetësor në vijën e parë kundër Covid-19;

- nëse keni nevojë për kujdestar ose jeni një kujdestari.