Mbërrijnë 25 mijë doza Spunik V në vend

exit.al 30 Prill 2021, 12:01

Në vend ka mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK”

Ai shkruan se objektivi i qeverisë është të vaksinojë gjysëm milioni njerëz brenda muajit maj.

“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”

Gjithsej në vend janë vaksinuar 353,491 persona mbi 60 vjeç.