"Dy orë në këmbë, temperaturat dhe koha është e ftohtë. Makinat nga një herë na marrin, nga njëherë jo. Kur ka borë kur ka shi, prapë në këmbë."
Ora News raporton si arsyeja për dështimin e tenderave të transportit kostoja e lartë. Numri i vogël i nxënësve të fshatit nuk justifikon shpenzimet.Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë 7km në këmbë për të vajtur në shkollë
Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë në qarkun e Matit bëjnë çdo ditë rreth 14 kilometra për të ndjekur mësimet.
Fshati ndodhet mes qyteteve të Klosit dhe Bulqizës. Shkolla më e afërt është rreth 7 kilometra në Klos-Katund.
Autoritetet lokale kanë dështuar të sigurojnë mjet transporti. Prandaj për të shkuar në shkollë fëmijët shfrytëzojnë makina të rastit, ose shkojnë në këmbë, ecje që zgjat më shumë se 2 orë.
Shpesh makinat e rastit janë kamionët që transportojnë krom nga Bulqiza.
Të sugjeruara
Rama sulmon Haradinajn: Shpifës publik
24 Janar 2020, 14:02Gjiknuri dhe Hajdari i kërkojnë OSBE-së ekspertë për reformën zgjedhore
24 Janar 2020, 14:05
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
