FBI ndalon rrëmbimin e guvernatorit të Miçiganit në SHBA

exit.al 8 Tetor 2020, 18:30

FBI ka ndaluar një komplot për përmbysje të qeverisë në shtetin e Miçiganit dhe rrëmbimin e guvernatorit, Gretchen Whitmer, të enjten.

Sipas njoftimit të FBI-së, sulmi u organizua nga një grup prej 6 personash të armatosur.

Të dhënat mbi operacionin do të njoftohen në një konferencë për shtyp nga përfaqësues të policisë, dhe nga prokurorja e përgjithshme Dana Nessel.