Debati i ardhshëm presidencial në SHBA do të bëhet virtualisht, Trump nuk e pranon

exit.al 8 Tetor 2020, 17:20

Debate i dytë presidencial në SHBA, mes presidentit Trump dhe kandidatit për president Biden do të zhvillohet virtualisht. Kjo për shkak të infektimit me koronavirus të Trump. Vendimi u morr nga Komiteti i Debateve Presidenciale.

Trump dhe Biden do të jenë në vende të ndryshme, ndërsa votuesit dhe moderatori do t’i drejtojnë pyetje. Por në një deklaratë për Fox News, Trump u shpreh se nuk do që debati të bëhet virtualisht, duke nxjerr si justifikim se moderatori do ta kishte të vështirë t'i ndërpriste fjalën.

Komisioni i debatit nuk u shpreh pas deklaratës së Trump.

Debati i parë presidencial u shoqërua me ofendime të forta personale mes Trump dhe Biden.