Lega: Shqipëria e fortë me gazetarët, e butë me bosët e krimit

exit.al 26 Qershor 2020, 14:52

David Lega, raportues për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Evropiane në PE dënoi paketën e ashtuquajtur anti shpifje të miratuar nga qeveria.

“Paketa e propozuar antishpifje është e turpshme antikushtetuese dhe shkel principet e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut, shkel lirinë e shprehjes dhe të mendimit dhe do të dëmtojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ai në seancën plenare të PE, më 22 qershor.

Lega e akuzoi qeverinë se është e fortë tek gazetarët dhe e butë më kriminelët.

“Shqipëria duhet të bëj çdo gjë të mbroj të drejtën e fjalës dhe të luftojë bosët e krimit. Shqipëria duhet të tregojë se e meriton anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE është privilegj që duhet të meritohet”, përfundoi Lega.

Shpërndaje te miqtë