Europa raporton 26,000 raste të reja me Covid–19 çdo ditë, pohon OBSH

exit.al 20 Gusht 2020, 22:00

Shtetet në Europë po regjistrojnë mesatarisht 26,000 raste të reja të të infektuarve me koronavirus çdo ditë.

Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Europë, Hans Kluge.

Gjatë një seance informimi ditën e enjte, Kluge deklaroi se teksa epiqendra e pandemisë është zhvendosur në Amerikë, rajoni i Europës  ende është përgjegjëse për 17% të totalit global të rasteve me koroanvirus.

Gjatë dy muajve të fundit rastet e reja janë shtuar në numra çdo javë në Europë. 40,000 raste më shumë u regjistruan gjatë javës së parë të gushtit, krahasuar me javën e parë të qershorit.

Shpërndaje te miqtë