“Shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin e OFL-së, tregon lidership në luftën kundër krimit. Komisioni mbështet operacionin Forca e Ligjit.”
Pas takimit, eurokomisioneri shkroi në Twitter se Bashkimi Europian do të solidarizohet me Shqipërinë dhe për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit:“Diskutim qysh herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luidi Di Maio.
Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve.”
Qeveria Rama miratoi me akt normativ në fund të janarit paketën e njohur si Anti-KÇK, në shkelje Kushtetutës. Por kjo nismë ligjore, me afat kohor 1 vit, duket se më shumë se luftë e vërtetë ndaj krimit ka për qëllim të tregojë inskenime dramatike dhe disa statistika për t’u treguar vendeve të BE-së se qeveria Rama po lufton krimin. Kjo nismë vjen pak muaj para se vendet e BE-së të vendosin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
