Reforma në drejtësi, eurodeputetët Kukan e Fleckenstein kërkojnë konsensus

exit.al 16 Korrik 2016, 13:27

Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein inkurajojnë arritjen e një konsensusi mes shumicës dhe opozitës për reformën në drejtësi. Me anë të një deklarate të përbashkët, eurodeputetët për zgjerimin e BE-së shprehën keqardhje për refuzimin e propozimit të fundit të ndërkombëtarëve, por nxisin liderët e vendit të vazhdojnë bisedimet.

Lidhur me rolin e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, eurodeputetët mbështesin zbatimin e rekomandimve të Komisionit të Venecias, ku parashikohet rol mbikqyrës në gjithë procesin e verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Shpërndaje te miqtë