Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare

exit.al 28 Shtator 2021, 20:56

Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare duke zëvendësuar Leart Durajn, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati është drejtuesi i Partisë Socialiste për Tiranën por në zgjedhjet e 25 prilli ai nuk mundi të marrë mandatin e deputetit për shkak të votave preferenciale. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj.

Ervin Bushati u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në 2011 dhe në 2013 u zgjodh deputet i PS.

Në legjislaturën e kaluar ai shërbeu si sekretar i grupit parlamentar socialist.

“Posta Shqiptare” është shoqëri aksionere e zotëruar në shumicën e aksioneve nga ministria e Financave.