Emërohet drejtori i ri i IKMT-së

exit.al 14 Maj 2021, 17:32

Në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), është emëruar Ajet Zyberi, pas largimit të Dallëndyshe Bicit.

Zyberi është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Ai më herët ka shërbyer si drejtor i policisë së Korçës.

Dallëndyshe Bici u emërua zëvendësministre e Mbrojtjes disa ditë më parë. Në zgjedhjet e 25 prillit ajo ishte kandidate për deputete në Tiranë për Partinë Socialiste por nuk arriti të merrte mandatin.