Përditësimi, 14 maj: 49 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në vend

exit.al 14 Maj 2021, 17:03

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se, në 24 orët e fundit, vetëm një qytetar ka humbur jetën nga Covid-19.

Njëkohësisht, nga 2 964 testime të kryera, 49 qytetarë rezultuan pozitivë me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore 49

Të shëruar në 24 orë 983

Të shtruar në spitale 84

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495

Raste pozitive 131,939

Raste të shëruara 122,105

Raste Aktive 7,407

Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,905

Shkodër 266

Fier 179

Korçë 214

Gjirokastër 196

Durrës 117

Vlorë 147

Elbasan 116

Lezhë 101

Berat 82

Kukës 45

Dibër 39