Çfarë ushqimesh duhet të mbajmë në shtëpi gjatë karantinës?

exit.al 13 Mars 2020, 20:34

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, Kryqi i Kuq i SHBA-ve dhe Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë që në gjendjen e pandemisë qytetarët të kenë rezerva për dy javë. Ushqimet kryesore që rekomandohen janë:

— Ushqime të thata, si makarona, oriz, fasule, miell, sheqer, kripë.

— Ushqime të konservuara si domate, bizele, ton, sardele, dhe çdo gjë tjetër të ngrirë apo të konservuar. Kujdes afatin e skandencës.

— Ujë.

— Çokollata dhe kafe, edhe pse nuk janë të domosdoshme për mbijetesën janë ushqime që japin një ndjesi të të qenit mirë.

— Sapun dhe dezinfektant duarsh.

— Letra higjenike, letra duarsh, ilaç për larjen e rrobave, detergjentë për pastrimin e shtëpisë.

— Kutinë e ndihmës së shpejt për dëmtime, si prerje, djegie e të tjera. Kutia duhet të ketë krem antibiotik, garza, ilaçe kundra dhimbjes, kollës dhe gripit, termometër, gërshërë, piskatore dhe një batanije.

— Ilaçe bazë që jepen pa recetë si aspirinë, paracetamol apo ibuprofen.

—Ilaçet e zakonshme që marrin ata që kanë sëmundje kronike, në sasinë të mjaftueshme për 30 ditë.

— Sende dhe  mjete për të kaluar kohën si libra, lojra tavoline, letra, abonim në platforma televizive.