Elbasan, infektohet me Covid-19 një familje

exit.al 1 Korrik 2020, 15:04

Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë identifikuar në Elbasan në 24 orët e fundit.

Tre prej tyre janë pjestarë të një familjeje:  burri, gruaja dhe djali.

Ndërsa pacienti i katërt është një djalë pa lidhje me pacientët e mëparshëm.

Aktualisht në Elbasan ka 16 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë