Elbasan, arrestohet ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse

exit.al 27 Korrik 2016, 09:32

Daniel Karanxha, ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Elbasan u arrestua sot, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ish-drejtori dyshohet se nuk ka respektuar barazinë e pjesëmarrësve në disa tendera.

Dy javë më parë, u arrestuan dhe katër zyrtarë të tjerë të kësaj uzine me po të njëjtën akuzë.

Shpërndaje te miqtë