Ekstradohen 3 shqiptarë për në vendet e BE-së

exit.al 6 Shkurt 2021, 12:30

Interpol Tirana ka eskstraduar për në vendet evropiane tre shtetas shqiptarë. Sipas njoftimit të policisë të shtunën, personat e ekstraduar janë:

L. K, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe u ekstradua në Itali për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë u ekstradua në Gjermani pasi kërkohëj për vrasje e mbetur në tentativë.

M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës u ekstradua në Itali pasi kërkohej për trafik të lëndëve narkotike.