Efektet e para të vetingut - Dorëhiqen pesë gjyqtarë e një prokuror

exit.al 1 Shkurt 2017, 10:47

Pesë gjyqtarë dhe një prokuror kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk kanë pranuar të dorëzojnë në ILKDPKI formularin e deklarimit  të pasurisë. Dje ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve, bazuar në ligjin e vetingut. Nga ILKDPKI bëhet e ditur se nga 800 gjyqtarësh e prokurorësh në vend, 794 prej tyre kanë dorëzuar formularët dhe do t’i nënshtrohen si fillim kontrollit formal nga ILKDPKI-ja e më pas nga Komisioni I Vetingut. Ky I fundit është institucion që nuk është krijuar ende. Pesë gjyqtarët e dorëhequr janë:

Mirela Fana - gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe anëtare e KED-së

Vladimir Kristo – anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe anëtar i KED-së

Ilir Çeliku – gjyqtar i Vlorës

Ilir Pashaj – gjyqtar i Elbasanit

Drita Veliaj – gjyqtare e Kukësit

Prokurori i dorëhequr është Sulejman Tola, prokuror i Krujës. Zoti Tola ka deklaruar se nuk ka bërë deklarimin e pasurisë pasi del në pension në muajin shkurt. Shpërndaje te miqtë