Dy të plagosur në Elbasan, qytetari hapi zjarr drejt policisë

exit.al 24 Shtator 2020, 14:26

Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri, pasi një 71-vjeçar në Elbasan hapi zjarr ndaj policisë, mesditën e së enjtes.

Qytetarët e plagosur janë kalimtarë të rastit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Familjarët e 71-vjeçarit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një konflikti me të. Por kur policia i është afruar banesës, 71-vjeçari filloi të gjuajën me armë zjarri në drejtim të saj.

Aktualisht policia ka rrethuar banesën e 71-vjeçarit, por nuk ka mundur ende ta arrestojë atë.

Shpërndaje te miqtë