Dy shpërthime të fuqishme godasin Bejrutin

exit.al 4 Gusht 2020, 20:16

Dy shpërthime të madh kanë goditur zonën e portit tëBejrutit, duke vrarë të paktën 10 njerëz, dhe duke shkatërruar ndërtesat përqark.

Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë. Dëshmitarët thanë për median se të paktën dhjetëra u lënduan dhe në spitale ka shumë njerëz të lënduar. Burime për Reuters treguan se numri I të vdekurve pritet të rritet.

Një mjek në spitalin e Shën Jozefit, më pak se 2 km (1.2 milje) nga shpërthimi, tha që njerëzit e plagosur po silleshin për trajtim, por pse spitali ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Nga pamjet e publikuara në media shihet një ndërtesë e lartë po digjet, dhe disa të tjera janë të mbyluara nga tymi.

Izraeli e ka mohuar përfshirjen e tij në shpërthimet në Bejrut. “Izraeli nuk ka fare lidhje me aksidentin”, tha një zyrtar izraelit, sipas reuters. Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi, shprehet se shpërthimet me shumë gjasa janë shkaktuar nga një zjarr aksidental.

[embed]https://youtu.be/jQuR7vtexH8[/embed]

Shpërndaje te miqtë