Durrësi proteston për vrasjen e Klodian Rashës

exit.al 9 Dhjetor 2020, 18:47

Qytetarët e Durrësit kanë protestuar të mërkurën për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Protesta e tyre nisi pas protestës që po zhvillohej në Tiranë, përballe Minsitrisë së Brendshme, e cila më pas u zhvendos tek Kryeministria.

Protesta në Durrës po zhvillohet përballë Prkurorisë. Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

“Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”, kanë thënë protestuesit.

Vrasja e tij është ende e paqartë dhe ka shumë versione të ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë