Durrës — Tritol në zyrat e LSI-së

exit.al 23 Qershor 2017, 09:51

Mbrëmë në darkë një sasi lëndë plasëse tritol shpërtheu në hyrje të zyrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.

Policia e Durrësit ka nisur hetimin për ngjarjen. Ndërsa Kryetari i LSI-së në Durrës Lefter Koka akuzoi Partinë Socialiste për vendosjen e tritolit.

Në në deklaratë për median Zoti Koka u shpreh se:

“Askush nuk mund të ndalë vullnetin e qytetarëve të ndershëm durrsakë!  As Zagarët e Rilindjes!

Kjo sigurisht vjen pa thirrjeve të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste, të cilët i bëjnë thirrje Policisë, pas orarit të punës, të vazhdojnë veprimtarinë tjetër, atë të vendosjes së tritolit.”

Shpërndaje te miqtë