“Pallati është i dëmtuar deri në katin e tetë. Ka dëmtime shumë të rënda tek muret e brendshme dhe të jashtme. Pjesa e shkallëvë rrezikon sepse ka disa struktura hekuri. Këto evidentime i kemi bërë vetë ne dhe me ndihmën e ekspertëve që kanë ardhur nga bashkia.
Ata për momentin kanë thënë se pallati ka dëmtime vetëm në muret e brendshme dhe të jashtme, por për pjesën e strukturës presim një ekspertizë më të specializuar nga ekspertët francezë apo zvicerianë. Na kanë thënë që do të vijnë me aparatura për të matur dendësinë e kollonave por deri tani s’ka asgjë konkrete.”
Banorët pohuan se pallati kishte pësuar dëme dhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por se askush nuk kishte shkuar për të vëzhguar apo hartuar në raport zyrtar për gjendjen e pallatit. Foto të pallatit 13-katësh marrë nga ABC News:
