“Në hotelet ku janë strehuar qytetarët, kemi themeluar shkolla provizore.
Kemi grupuar në një hotel më të madh ku do të organizohet shkolla në atë grup hotelesh. Kemi 2-3 shkolla të përkohshme përgjatë hoteleve ku kemi vendosur përgjatë bregdetit.”
Zonja Shahini tha se ministria po vazhdon inspektimet në shkollat e dëmtuara në Tiranë, Durrës e Vorë, deri tani 31, dhe po përgatisin një plan për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera:“Për 31 shkollat publike që janë jashtë funksionit, kemi bërë plan të detajuar për të transferuar nxënësit në institucione të tjera.”
Ajo lajmëroi se në Lezhë, në Krujë e Kamëz mësimi ka nisur sot, ndërsa në Tiranë, Vorë dhe Durrës mësimi do të nisë më 9 dhjetor. Të paktën dy prej shkollave të dëmtuara në Tiranë, shkolla 'Emin Duraku' dhe 'Sami Frashëri', janë rikonstruktuar vitet e fundit.
