Doris Pack: Kushtetuta u ndryshua në mënyrë të njëanshme

exit.al 31 Korrik 2020, 18:21

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane , Doris pack ka kritikuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese të enjten. Në një postim në Twitter, Pack pohoi:

“Janë shumë për të ardhur keq dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të socialistëve në pushtet që thyen konsensusin e arritur me opozitën, bashkë me ndërkombëtarët. Dje u ndryshua në mënyrë të njëanshme Kushtetuta”

Ajo pohoi se kryeministri Rama “po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipërinë”.     Shpërndaje te miqtë