Dorëhiqet kreu i Komisionit të Prokurimit Publik. Kryeministria hap garën për postin

exit.al 24 Qershor 2020, 21:58

Drejtoresha e Komisionit për Prokurimin Publik, Evis Shurdha ka dhënë dorëheqjen një vit përpara përfundimit të mandatit të saj.

Kryeministria ka hapur garën për zëvendësimin e saj në këtë detyrë.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentat e nevojshme brënda datës 26 qershor (dy ditë pas shpalljes së vakancës).

Shurdha u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në vitin 2016 për një mandate 5 vjeçar.

Ajo ishte në krye të këtij institucioni në kohën e zbulimit të skandalit me kompaninë fantazmë “DH Albania” e cila fitoi tenderin për Unazën e Madhe me dokumenta të fallsifikuar, si dhe tenderit të dhënë për rrugën Kardhiq – Delvinë.

Komisioni i Prokurimit Publik ka për detyrë sigurimin ligjor në proceset ku kompanitë garojnë për të fituar një punë që do të paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Shpërndaje te miqtë