Rama për akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës: Jam i indinjuar

exit.al 24 Qershor 2020, 21:05

Kryeministri Edi Rama është shprehur i indinjuar pas akuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Ddemokratike të Kosovës Kadri Veseli,

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!” – shkruan Rama në Facebook.

Ai njoftoi se do të shprehet përsëri ditën e nesërme për këtë çështje dhe se mbështet të gjithë ata që luftuan me armë për të çprangosur Kosovën nga Sllobodan Millosheviçi.

Shpërndaje te miqtë