PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit

exit.al 4 Shkurt 2020, 11:02

Partia Demokratike do të zhvillojë sot një marshim për ndërgjegjësimin në Luftën Kundër Kancerit. Marshimi do të fillojë në orën 10:00 tek Piramida dhe do të përfundojë tek Ministria e Shëndetësisë, tek Rruga e Kavajës.

Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, PD i i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.