- Ka një sulm të vazhdueshëm të paktën verbal prej më shumë se dy vjet nga Kryeministri Rama kundër disa mediave online të cilat janë ndër mediat e pakta që ai nuk kontrollon direkt apo indirekt. Hashtag Albania është një ndër mediat më të spikatura online për kritikat ndaj qeverisë dhe hetimet të aktiviteteve të dyshimta apo të paligjshme të qeverisë. Kjo gjë mund të kuptohet nga fakti se disa herë artikuj të saj kanë qenë objekt i “sqarimeve” nga portali propagandistik i qeverisë transparenca.al.
- Qeveria ka marrë haptazi anë në konfliktin ligjor Hashtag Albania–Carlo Bolino: Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama në mënyrë joetike dhe joprofesionale ka ripostuar në Twitter një artikull të Carlo Bolinos ku ky i fundit argumenton qëndrimin e tij kundër gazetave që ai pretendon se i kanë shkelur të drejtat.
- Sulmi ndaj Hashtag Albania është vetëm një ndër sulmet apo kërcënimet në rritje kundër disa gazetave online. Sikurse kemi shpjeguar këtu, Exit.al është kërcënuar dy herë me padi gjyqësore për artikuj që kanë nxjerrë në pah veprime të dyshimta në mos të korruptuara të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Newsbomb.al njoftoi para dy ditësh se ka marrë një letër kërcënuese me padi gjyqësore nga një prej firmave kryesore përfituese të tenderave qeveritare gjatë tre viteve të fundit, Atelier 4. Një emision hetues, Publicus, u ndalua pasi mos transmetimit të një nga dokumentarët hetues të tij në lidhje me landfillin e Sharrës dhe vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj. Ndërkohë, të gjitha autorët e këtij emisioni dhe dokumentarit të rradhës janë sulmuar në mënyrë personale nga gazeta të tjera onlinë të cilat promovohen nga eksponentë të qeverisë.
Të gjitha këto, sulme në mos të koordinuara janë të inkurajuara nga klima armiqësore që ka krijuar qeveria ndaj mediave online.
Një gjë është e qartë: gazetat online janë një realitet që nuk mund të luftohet aq lehtë sa mendon qeveria dhe aleatët e saj në media. Shpërndaje te miqtë
