“Shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit. Një shifër akoma më shumë frikësuese është që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25 për qind; në një kohë kur në Angli është 65-70 për qind apo në Itali që është edhe vendi i parë në Europë shkon edhe 85-90 për qind për lloje të ndryshme kanceri.”
Zonja Vokshi theksoi se qytetarët veçanërisht të Tiranës janë edhe më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje pasi jetojnë në një prej tre qyteteve më të ndotur të Europës, ndërkohë që qeveria nuk ka siguruar infrastrukturë dhe fonde të mjaftueshme për kurimin e tumorëve:“Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.”
Albana Vokshi theksoi se për Partinë Demokratike jeta dhe shëndeti i qytetarëve është primare, ndaj dhe investimi në shëndëtësi do të jetë prioritet i qeverisë demokrate.
